Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Bilanci i 17 përballjeve elektorale në derbin politik PS-PD: cila është në avantazh?

by PorositWeb
24 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Përballja në zgjedhjet e së dielës do jetë e 18-ta mes PS dhe PD, dy partive kryesore shqiptare.

Dhe si në çdo pragndeshje mes bigësh në futboll, ku ofrohet një bilanc, kjo mund të vlejë dhe për këto dy forca për të parë se si vijnë në duelin e radhës.

Mes përballjeve mes tyre ka patur zgjedhje parlamentare dhe lokale, si dhe një referendum.

Përballja e parë është në mars 1992, ku PS pati zgjedhjet e para me emrin e ri Partia Socialiste. Humbi, duke bërë që PD të ngjitej për herë të parë në pushtet.

Më pas vijnë dy fitore të PS-së, Lokalet tre muaj më vonë, dhe referendumi për Kushtetutën pas dy vitesh.

Mbërrijnë parlamentaret e vitit ’96. Edhe pse zgjedhjet më të debatueshme për shkak të abuzimeve të shumta, PS kurrë s’ka pretenduar fitoren në to. PD fiton, por abuzon duke thelluar rezultatin në favor të saj.

Lokalet pak muaj më vonë, në tetor 96, fiton PD pa asnjë kontestim.

Vjen 97-ta. Zgjedhje të parakohshme në qershor të atij viti, fiton PS. PD nuk i konteston por u vë xanxën si “parlament i Kallashit”.

Lokalet e vitit 2000. Fiton PS dhe që këtu nis rrugëtimi i Ramës si politikan, pasi merr Bashkinë e Tiranës, e cila mbahej prej dy mandatesh nga PD.

Parlamentaret e vitit 2001, fiton PS.

Lokalet e vitit 2003, fiton PS.

Parlamentaret e vitit 2005, fiton PD.

Lokalet e vitit 2007, fiton PS.

Parlamentaret e vitit 2009, fiton ngushtësisht PD, e vetëm LSI i mundëson dhe një mandat tjetër 4-vjeçar.

Lokalet e vitit 2011, fiton PS, por Rama humb Tiranën me një proces të debatueshëm numërimi, si ndryshim rezultati në tavolinë.

Parlamentaret e vitit 2013, fiton PS.

Lokalet e vitit 2015, fiton PS.

Parlamentaret e vitit 2017, fiton PS.

Lokalet e vitit 2019, PS fiton pa garë për shkak të bojkotit të opozitës, por me gjasë do fitonte sërish sipas një trendi të qartë elektoral në avantazh.

E tani jemi në të 18-ën përballje, ku pra PS ka 12 fitore, karshi 5 të PD-së. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Zgjedhjet e së dielës: kështu po bëhet gati saranda (video)

Next Post

Pamje: e diela zgjedhore nis normalisht në katër KZAZ-të e zonës

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Fisnikëria e dy lidërve në tragjedi, si një leksion botës në armiqësi
Politikë

Fisnikëria e dy lidërve në tragjedi, si një leksion botës në armiqësi

6 Shkurt, 2023
Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues
Politikë

Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues

31 Janar, 2023
Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës
Politikë

Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës

30 Janar, 2023
Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!
Politikë

Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!

30 Janar, 2023
Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin
Politikë

Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin

28 Janar, 2023
Holokausti, deputetja Zhupa: në nderim të hebrenjve kujton dhe tragjedinë çame
Politikë

Holokausti, deputetja Zhupa: në nderim të hebrenjve kujton dhe tragjedinë çame

27 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.