Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ç’ndodh me dy vëllezër në Sarandë: njeri i djegur me PD-në, tjetri i thekur me PS-në

by PorositWeb
20 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në familjet apo fiset tona ndodh të kemi militantë të flaktë të të dy kahjeve, të cilët jetojnë me sfidën e madhe të bashkëjetesës edhe politike.

Të betuar të partive së tyre respektive, edhe nëqoftëse janë ndjerë të përfshirë ose jo në politikëbërje, sapo vjen fushata i dëgjon tek debatojnë nxehtësisht.

Po deshe kundërshtoji se të hidhen në grykë, e në qofsh evlat me ta, siç ata për njëri-tjetrin.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Kështu ndodh me dy vëllezërit D.H dhe R.H, njëri 64 dhe tjetri 72 vjeç. Që të dy banorë të Sarandës. I gjen në kafen e lagjes duke qarë hallet personale dhe ato të moshës, madje këshillojnë njëri-tjetrin për diabetin, tensionin e lartë.

Çfarë dashurie midis dy vëllezërve! Por kjo është qetësia para stuhisë kur tavolina goditet e ngrihet zëri në kulm për atë se ç’është PD e ç’është PS.

“Or ti shok, kush i shtroi rrugët? Kush na çoi në NATO? Kush i hapi negociatat me BE-në?”, hidhet vëllai i vogël D.H.

Kurse R.H mendohet njëherë pastaj i thotë:

“Shtetin e bëri ky i gjati, se s’pagove njëherë drita e ujë kur ishte PD-ja, s’pagove taksa. Pse, si i ngrite kaq shumë ndërtime ti? Po ta mbajti ndërto tani, po je burrë rri pa paguar dritat se ta sjell faturën te shtëpia i gjati e të thotë rri gati-tu.”

Kthehen prapë nga fillimi: jo firmat piramidale, jo si ishte leku në kohën e PD-së, jo po Saliu qe burrë zotëri, kurse Edi mirë që e mori Nano dhe e bëri njeri.

Më pas, argumenti politik kalon te familja.

“Sali Berisha është figurë e lartë, një herë u martua me një zonjë grua, e nuk mori 4-5 gra si ky tjetri”, ngre zërin D.H.

“Po prandaj ti në jetë ke marrë 2-3 gra se doje t’ia kaloje Saliut?”, ia kthen në ironi bisedën R.H.

Këtu s’mban më ujë pilafi dhe i vogli i thotë të madhit: “Djali të të trashëgohet dhe jetë të gjatë e të lumtur, mua dhe gruas time mos më nis ftesë. Djalin martoje vetë”.

72-vjeçarit i mbushen sytë me lotë dhe i thotë: “Po si mor vëlla, unë martoj djalin e vetëm pas 5 vajzave dhe ti s’do më vish në këtë gëzim që kam?”

Aty u ndanë; djali u martua se siç thotë populli, gëzimet hidhen vetëm, hidhërimet duan njerëz.

Kishin dy vite pa folur me njëri-tjetrin, por kur 72-vjeçari vajti afër greminës nga COVID-19, i vogli shkoi dhe i foli vëllait; tani e pinë prapë kafen bashkë.

Për 6 ditë janë zgjedhjet prapë, as 6 minuta s’i lë më njeri vetëm dhe tema e zgjedhjeve është e ndaluar në tavolinë.

As më fal s’kanë thënë.

Eshtë ky pra realiteti i dy vëllezërve në Sarandë, njëri me PD-në dhe tjetri me PS-në. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Niko Kuri, një premtim i padëgjuar deri më sot

Next Post

Arrestimi i një 60-vjeçari shqiptar në Greqi: ia hoqi apo jo respiratorin fqinjit në spital?

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024

Comments 4

  1. บาคาร่าเกาหลี says:
    3 muaj ago

    896707 470801This is something I actually need to try and do a lot of analysis into, thanks for the post 361059

  2. red boy mushroom says:
    1 muaj ago

    323527 985624i enjoy action movies and my idol is none other than Gerard Butler. this guy truly rocks 110786

  3. spilleautomater på mobil says:
    4 javë ago

    887819 566889I surely didnt know that. Learnt 1 thing new these days! Thanks for that. 49247

  4. Diyala University 1st says:
    4 javë ago

    352886 678530Hiya! Fantastic weblog! I happen to be a day-to-day visitor to your internet site (somewhat a lot more like addict ) of this internet site. Just wanted to say I appreciate your blogs and am seeking forward for more! 263795

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.