Një zë nga mazhoranca, e ka pranuar, gati drejtpërdrejt, se krimi ka pushtetin e tij sot dhe në shtet.
Petro Koçi, një socialist i traditës, ish-ministër Rendi në kohën e Nanos, e së fundi, nën qeverisjen e Ramës ish-zv.ministër Mbrojtjeje, kurrë i përfolur, e trajtoi çështjen në një tjetër këndvështrim kur tha se “efektet e SPAK dhe të Reformës në Drejtësi po japin rezultat”.
Më tej, ai tha një frazë që, në gojën e një njeriu të qeverisjes, ngjan si tepër kurajoze.
“Bota e krimit dhe te korruptuarit kane filluar te ndjejnë frike nga ligji. Këto efekte i mirëpresim edhe në Fier ku duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike”, ka thënë fieraku i njohur i PS.
“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës, tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tendera publikë. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh, ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet, si edhe nëpërmjet eleminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit, duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit.
Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit, ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona.
Organet ligjzbatuese nuk duhet të lejojnë që qyteti ynë t’i nënshtrohet botës se krimit të organizuar”, thotë Koçi.
Këtë deklarim të pazakontë për nga pozicioni, Petro Koçi e bën për më tepër nga pozita e një deputeti në pritje për Ferin, dalë nga vota e 25 prillin. /sarandacity.al/