Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Emineja, kjo këpucare e rrallë sarandiote: si e morri këtë zanat burrash

by PorositWeb
10 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Emine Duro është 60 vjeç dhe punon si “qene” – siç thotë populli në të tilla raste. Ama nga shtëpia këto kohë.

Punon e gjendur mes dhjetra e qindra këpucëve: burrash, grash, fëmijësh, për t`i riparuar, për t`i bërë të volitshme për t`u mbajtur në këmbë, prej një çarrje diku e prej tabani të rrjepur që fut ujë; ashtu, me mastiç ndër duar, çekiç e gozhdë, pe e gjilpërë, sipas rastit pra. Ka punuar dhe më shumë, në atë kohë kur kishte takat e kur veç riparimeve, prodhonte dhe parreshtur, sipas porosisë.

Po shkruajmë pra, për rastin e rrallë të një këpucareje femër, që nuk dihet nëse gjendet diku në botë, e sa për Shqipëri Emineja thotë se nuk beson të ketë të dytë si ajo. Nuk beson të ketë të dytë pra këpucare femër, pasi një trill jete e çoi që ta merrte e perfeksiononte atë lloj zanati burrash, që me gratë i lidh vetëm dëshira për të llapur shumë e u marrë me thashetheme, teksa duke marrë e dhënë me ndonjë këpucë ndër duar, herë fishkëllejnë ndonjë motiv pa lidhje, e herë marrin nëpër gojë dynjanë, si shprehi e faktit që u rri gjithnjë ora 12. Emineja nuk është nga ato.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vuan shumë një të kaluar të afërt e të largët, kur burri i saj, pikërisht ai që e zotëronte profesionin e këpucarit, iu ligështua nga një sëmundje aty nga `97 e i zuri shtratin për vite me rradhë derisa ndërroi jetë; atëbotë, edhe bashkëpronar me një italian i një fabrike këpucësh në Sarandë. Ndërsa Emineja, nga një tapiciere me nam, u detyrua që t`i futet këpucarisë, për t`u bërë vetë grua e vetë burrë, pas asaj kthese të beftë të fatit të jetës.

E ja tani, po i afrohet muzgut të jetës, pa iu ndarë këpucëve që e rrethojnë, në pritje për t`u marrë prej saj e sjellë në terezi. Kështu që, kujt mund t`i bijë rruga nga Saranda, veç nevojës për të rregulluar çka në këmbë, sipas rastit e stinës, le të njihet dhe me të rrallën këpucare grua, Emine Duron, që mes tipareve të një moshe të thyer në prag, ruan ende nurin e dikurshëm të një vajze nga Çamëria…  /sarandacity.al/

 

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Një jaht i “florinjtë” në Sarandë: si quhet dhe kush e posedon

Next Post

Kandidati Dine, një deklaratë nga “Lugu i Dardhës”: Ç’ndodh kësaj ane

PorositWeb

Related Posts

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI
Individualitet

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI

19 Nëntor, 2023
Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”
Individualitet

Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”

3 Korrik, 2023
Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022

Comments 2

  1. essentials fear of god says:
    3 muaj ago

    824740 115389I like this internet site its a master peace ! Glad I identified this on google . 667570

  2. WOT Triggers for sale says:
    3 ditë ago

    613675 422748Wow, superb weblog layout! How long have you been blogging for? you make blogging look easy. The overall appear of your website is magnificent, as nicely as the content material! xrumer 894170

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.