Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Fati tragjik i diversantëve të Vergoit 70 vjet më parë: spiunimi nga bariu seniciot dhe kush mbeti gjallë

by PorositWeb
29 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Studiuesi Kastriot Dervishi ka kujtuar desantimin e “grupit të Vergoit” dhe fatin e tyre atë korrik të vitit 1951, pra 70 vite më parë.

E përbërë nga një katërshe e zonës, ngritur nga amerikanët, ato u spinuan nga një bari seniciot, ato patën një aventurë për të shpëtuar me një përfundim tragjikisht.

Ja ç’shkruan studiuesi i arkivave Kastriot Dervishi:

“70 vjet nga vrasja e desantëve të kompanisë 4000

Në mesnatën e 23-24 korrikut 1951, i nisur nga Athina, u hodh me parashutë, ai që u quajt “grupi i Vergoit”, i cili ishte desantimi i dytë (i pari ishte bërë më 11.11.1950) i shqiptarëve të kompanisë 4000 në Mynih, e cila u ngrit nga amerikanët. Ata ishin:

-Riza Abazi nga Kllogjri (përgjegjës grupi)

-Muhamet Hoxha nga Gjirokastra

-Fidai Veliu nga Fushë Bardha

-Kasem Shehu nga Konispoli

Vetëm ky i fundit u shkëput nga grupi dhe desantoi në largësi. Duke qenë një zbritje e spiunuar, ishin porositur barinjtë të kishin kujdes. Më 26.7.1951, ora 10.00 një nga desantët pyeti një fshatar nëse shkonin florinjtë këtu. Fshatari dyshoi dhe spiunoi menjëherë. Po këtë ditë, ora 15.00 djaloshi Mihal Pano Gjika nga Senica që kulloste delet në mal, vërejti dy persona të dyshimtë të veshur ushtarakë, të cilët ishin duke u çlodhur. Lajmëroi Sigurimin në Vergo. Rreth orës 23.00 të po kësaj dite, në postbllokun e vendosur, ku ishin dy ushtarë dhe dy banorë të fshatit Senicë, vjen Kasem Shehu nga Konispoli, të cilit i kërkohet parulla. Meqë parullë nuk dinte, dorëzohet.

Më 27.7.1951 organizohet kërkimi në rrugën Tatzat-Kalasë dhe në drejtim të malit të Zhulatit. Në kërkim merrte pjesë populli i fshatrave Kalasë, Vergo, Senicë. Pas kërkimesh, njësiti i përbërë nga një kapter e dy civilë, diktoi Fidai Veliun dhe Riza Abazin, të cilëve u kërkoi të dorëzoheshin. Këta hoqën rrobat ushtarake dhe u veshën civilë. Rrethohen nga populli i Kalasës dhe nuk pranojnë të dorëzohen. Fidai pasi zbrazi gjithë plumbat, vrau veten me plumb në gojë. Rizain e kapën të gjallë dhe sipas dëshmisë së Muhamet Hoxhës, e tërhoqën zvarrë me litar, aq sa dha shpirt. Në rrethim morën pjesë gratë e fshatit Kalasë, ndër të cilat Ferko Rako (të cilën e kapi një plumb), i qëllonte me gurë desantët.

Më 27.7.1951, ora 7.00, mbi fshatin Varfanj, fshatari Mitat Cani takoi desantin Muhamet Hoxha, i cili i kërkoi ujë. Mitati njoftoi policinë e më pas popullin. Desanti vijon udhëtimin në Varfanj e takohet me bariun Bako Canaj dhe Kristo Velçon nga Kudhësi, të cilët e kujtuan ushtar dhe i folën. Desanti iu përgjigj: “Nuk jam shok, por amerikan, kam ardhur për të çliruar Shqipërinë”. Kristo i drejtohet i zëmëruar për t’i marrë automatikun, me fjalët: “Shqipëria është e çliruar dhe ka Zot. Shqiptari-shqiptarin nuk e tradhton, por ti nuk je shqiptar, je amerikan”. Më pas u rrethua në përroin e Kardhiqit dhe u kap i plagosur. Muhameti (në foto), i vetmi i mbetur gjatë në këtë histori, vuajti dy dënime duke bërë gati 23 vjet burgim”. /sarandacity.al/

Tags: DikurPerditshmeri
Previous Post

Matura 2021 në “Hasan Tahsin”: “The best” quhet Paola, njihuni me të…

Next Post

Kokëçarjet prej trafikut, Bashkia nxjerr urdhërin e ri

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Si do qe gjuha shqipe nëse….
Kujtesë

Si do qe gjuha shqipe nëse….

24 Mars, 2023
Një Fake shqiptar në kohën e Italisë
Kujtesë

Një Fake shqiptar në kohën e Italisë

10 Mars, 2023
Emri që mishëron 8 Marsin: a e dini kush ishte Clara Zetkin, një anti-kapitaliste e thekur?
Kujtesë

Emri që mishëron 8 Marsin: a e dini kush ishte Clara Zetkin, një anti-kapitaliste e thekur?

8 Mars, 2023
Kur regjimi komunist krijoi medaljen “Nëna”: kujt i jepej?
Kujtesë

Kur regjimi komunist krijoi medaljen “Nëna”: kujt i jepej?

8 Mars, 2023
Të jetosh e të të lindin fëmijë në Butrint
Kujtesë

Të jetosh e të të lindin fëmijë në Butrint

21 Shkurt, 2023
Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues
Kujtesë

Arkivi: Si sot lindi Kadare, mësuesi që s’u bë kurrë mësues

28 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.