Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Gjiknuri prezanton kandidatët e PS-së në Delvinë: Kush është Anila, Nikoja, Nardi, ç’do të jetë ky qytet (video)

by PorositWeb
2 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ishte në dekvinë ku prezantoi kandidatët për deputetë Anila Denaj, Niko Kuri dhe Leonard Beqiri.

 “Unë sot dua të prezantoj znj. Anila Denaj. Qytetarët do të kenë mundësinë jo vetëm ta njohin por jam i bindur se ajo e ka treguar veten si një zonjë e cila ka ditur t’i qëndrojë punëve dhe më vjen mirë që u tha edhe nga kryetarja e bashkisë pak më parë i ka mbështetur edhe në këto kohë të vështira, me projekte të cilat edhe në kohë ku buxheti nuk ka qënë aq i shëndoshë për ato arsye që thamë.

Gjithashtu, ne kemi edhe Niko Kurin, doktorin që e njihni të tërë. Një njeri që u ka shërbyer të gjithëve në këto kohë të vështira. Një mjek humanist dhe një kandidat i PS-së por mbi të gjitha një qytetar i kësaj zone, që i di mirë hallet dhe problemet e zonës dhe jam i bindur që do ju përfaqësojë denjësisht por njëkohësisht do t’ju shërbejë edhe si mjek sepse e ka marr këtë si angazhim dhe detyra e tij kjo është.

Dua të prezantoj edhe Leonard Beqirin, i cili është i 11-ti në listën e kandidatëve të Vlorës dhe ky do të jetë një përfaqësues që jam i bindur se do të bëjë punën e tij, do të njihet më shumë me ju dhe pse mos jetë ky një zë i juaj”, u shpreh Gjiknuri.

Duke u ndalur tek investimet e kryera gjatë këtyre viteve në Delvinë, Gjiknuri ju referua konkretisht ujësjellësit të qytetit dhe aksit rrugor Kardhiq-Delvinë.

“Këtu, kur erdha para 5 vitesh, problemi kryesor që nxirrnin delvinjotët, ka qënë problemi i ujit të pijshëm. Në fakt, me investimin e qeverisë shqiptare, çështja e ujit të pijshëm po vihet në zgjidhje.

Kjo është e vërteta dhe nuk është cështje fjalësh. Tashmë po bëhet vepër dhe jemi në përfundim të këtij procesi dhe shumë shpejt delvinjotët do të kenë ujë. Një dëshirë e kahershme dhe praktikisht ka qënë një problem shumë serioz për zonën. Kjo po bëhet realitet falë investimeve dhe premtimeve të mbajtura nga Partia Socialiste.

Gjithashtu, problemi tjetër i madh që ka qënë rruga Kardhiq-Delvinë, tenderuam pjesën më të madhe të rrugës dhe tashmë është segmenti i fundit që është tuneli i cili dhe ai brenda një viti jam i bindur që do të përfundojë.

Delvina do të ketë një akses shumë më të mirë në rrjetin kombëtar të rrugëve, kjo do të bëjë që Delvina të ndryshojë shumë dhe interesi për qytetin të rritet”, theksoi Gjiknuri.

  “Mendoj se ka shumë arsye pse ne duhet të votojmë për PS-në dhe Edi Ramën dhe mos ta hedhim votën dëm. Vërtet ky sistem zgjidhor mundëson që të votoni edhe kandidat të mundshëm por mbi të gjitha votoni PS-në, vota për PS-në bën edhe Nikon deputet, edhe Anilën, edhe mua dhe të gjithë këtë ekip”, shtoi ai. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Saranda, ky qytet i papranueshëm fitilash: si duhen zhdukur këta çibanë në zemër të turizmit

Next Post

Raportimi në TVSH: pulsi i 7 ditëve në Sarandë në më pak se 7 minuta (video)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues
Politikë

Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues

31 Janar, 2023
Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës
Politikë

Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës

30 Janar, 2023
Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!
Politikë

Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!

30 Janar, 2023
Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin
Politikë

Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin

28 Janar, 2023
Holokausti, deputetja Zhupa: në nderim të hebrenjve kujton dhe tragjedinë çame
Politikë

Holokausti, deputetja Zhupa: në nderim të hebrenjve kujton dhe tragjedinë çame

27 Janar, 2023
U zhbë nga Rama, Dule “rilind” me Berishën
Politikë

U zhbë nga Rama, Dule “rilind” me Berishën

25 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.