Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Godet SPAK: Pranga njeriut të Metës, emëruar nga Rama, Gëllçit dora vetë

by PorositWeb
8 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dhënë goditjen e radhës duke arrestuar Thoma Gëllçin, deri dje drejtor i përgjithshëm i RTSH-së, nën akuzën e korrupsionit.

Bashkë me të janë arrestuar dhe tre punonjës të institucionit, por të cilëve u janë dhënë vetëm inicialet.

Thoma Gëllçi, një ish-gazetar i ZP që në vitet ’90, quhej ndryshe me shpoti nga studentët e kohës, ata të Lëvizjes së Dhjetorit, dhe si “Gëllçi i zi”.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prej vitesh në SHBA, të gjithë bën habi se si Rama ia besoi atij drejtimin e RTSH-së, që thuhet se ishte një qokë ndaj të vëllait, Olsit, pasi ky i fundit dhe Gëllçi ishin njohur e miqësuar në SHBA.

Gëllçi është njohur ndryshe si një ndër njerëzit e afërt të Ilir Metës, por që në drejtimin e RTSH-së, lajmet e këtij institucioni qenë gjithsesi korrekte dhe të paanshme.

Madje nën Gëllçin u pasurua dhe programacioni i kësaj mediaje shtetërore. Por gjithsesi, kjo nuk e ka shpëtuar nga akuzat për korrupsion. Ndaj, në vend që të jetë te familja në SHBA, do i duhet të kalojë kohë në qeli, në varësi të hetimeve dhe gjykimit.

Njoftimi i SPAK:    

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 28.02.2020 ka regjistruar proçedimin penal nr.82/2020 për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Hetimet në kuadër të këtij proçedimi janë kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Pas kryerjes së veprimeve hetimore gjithëpërfshirëse lidhur me këtë proçedim rezultoi se:

Në proçedurën e prokurimit “Proçedurë e hapur”, me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar, janë konstatuar shkelje ligjore, të kryera nga ana e tre anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, konkretisht të hetuarve J.T., A.M. dhe E.M., shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) të Kodit Penal.

Po kështu nga hetimet ka rezultuar se edhe shtetasi TH.G., me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Për këtë arsye, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasve nën hetim J.T., A.M., E.M. dhe Th.G. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.79 datë 07.10.202, vendosi: “Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Vendosjen e masës të sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit nën hetim Th.G., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit i detyrës, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Vendosjen e masave të sigurimit sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasave nën hetim J.T., A.M. dhe E.M., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021) dhe 25 të Kodit Penal.

Ky vendim është ekzektuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Përjetimet vjeshtore nga Ksamili të një ish-ministri

Next Post

Lapaj, hera e parë përballë Ramës: përgjigja që morri për protestat

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 4

  1. shake says:
    3 muaj ago

    131213 782293Hey there, Can I copy this post image and implement it on my personal internet log? 857029

  2. เว็บพนันออนไลน์เกาหลี says:
    3 muaj ago

    327153 502388Wow, suprisingly I never knew this. Maintain up with very good posts. 682896

  3. read this article says:
    2 muaj ago

    784957 401478Xanax (Alprazolam) is used to treat anxiety disorders and panic attacks. Alprazolam is in a class of 751383

  4. เว็บสล็อตเว็บตรง says:
    3 javë ago

    112206 306687It is difficult to get knowledgeable folks on this subject, but the truth is be understood as what happens youre preaching about! Thanks 600375

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.