Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

I denjë për t’u kujtuar: Gëzim Dusha, jeta mes Fterës dhe mësuesisë

by PorositWeb
9 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Gëzim Dusha, ishte nga ata mësues e drejtues të arsimit në Sarandë  që kanë lënë gjurmë të thella jo vetëm tek nxënësit, kolegët arsimtarë, por edhe në mbarë komunitetin sarandiot.

Ai lindi në fshatin Fterë më 20 prill 1938.  Arsimin fillor dhe 7-vjeçar e ka kryer në Sarandë, kurse shkollën e lartë në degën gjuhë – letërsi e ka kryer në Institutin e lartë Pedagogjik 2-vjeçar “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan dhe në vitin 1979 mbaroi me korrespodencë 4-vjeçaren.

Ka punuar me përkushtim për arsimimin dhe edukimin e shumë e shumë breza nxënësish. Ish-nxënësit sidomos të shkollës “Adem Sheme”, e mbajnë mend mirë mësues Gëzimin, kur shpjegonte mësimin me aq pasion, me një elokuencë të qartë, me një shqipe të kulluar dhe me një dëshirë që e bënte të dallohej nga të tjerët.

Ai kishte një mënyrë të veçantë të foluri që të impononte ta dëgjoje me vëmendje dhe me kënaqësi.

Detyrën e filloi që në vitin 1956 si mësues dhe pas dy vjetësh si drejtor i shkollës 7-vjeçare në fshatin Kuç(1958 – 1960) të rrethit të Vlorës.

Në vitin 1963 – 1966 ka punuar si mësues dhe zv/drejtor në shkollën e mesme “Hasan Tahsini “ të Sarandës.

Për dhjetë vjet rresht ai ka punuar si drejtor i shkollës 8-vjeçare “Adem Sheme”.

Me pas për disa vite ka punuar si inspektor në Seksionin e Arsimit të rrethit.  Nga viti 1985 – 1993, Gëzim Dusha ka qenë dhe drejtor në Shtëpinë e Pushimit të Punëtorëve në Sarandë. As diskutohej, që kudo që ai ka punuar të mos dallohej për rezultate shumë të larta. Për këto aritje dhe suksese në punën e tij, Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka nderuar me medaljen “Naim Frashëri“ I klasit të II.

Pas daljes në pension  në vitin 1993, ai ishte shumë aktiv  me organizatën e veteranëve, por ajo për të cilën ai punonte natë e ditë, i papërtuar dhe i palodhur, ishte vëndlindja e tij Ftera.

Gëzimi për vite me rradhë drejtonte organizatën e komunitetit fteriot në Sarandë. Gjatë viteve të drejtimit të saj ajo njohu një gjallëri të jashtëzakonshme. Me dhjetra e dhjetra aktivitete, takime, biseda, përkujtimore e simpoziume u organizuan për të lartësuar historinë, kulturën dhe madhështinë e fshatit Fterë.

Ai mbante lidhje shumë të ngushta dhe të vazhdueshme me “parlamentin fteriot” të Tiranës duke organizuar së bashku me ta evente të ndryshme.

Kurrë nuk harronte që me këdo që ishte të fliste për fshatin, Fterën e tij të dashur, por dhe t’ja merrte edhe këngës së bukur polifonike fteriote.

Gëzim Dusha u nda nga jeta në shkurt te vitit 2015. /sarandacity.al/

 

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Greqia në flakë: kërkimfalje nga Mitsotakis 500 milion euro ndihmë

Next Post

Karrotreci ditë e natë në Sarandë, një këshillë nga Policia Bashkiake (pamje)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022
Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri
Individualitet

Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri

12 Dhjetor, 2022
“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!
Individualitet

“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!

6 Janar, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.