Pakkush e di apo e ka nuhatur që vargjet e një prej këngëve më të njohura të festivaleve në RTSH para viteve ’90, i kushtohej Enverit. Kjo ka bërë që ajo të interpretohet dhe dëgjohet me shumë kënaqësi; dje, sot e në çdo kohë, ku veç në një rast, fjala “parti” është zëvëndësuar me fjalën “Shqipëri”.
Fjala është për “Pragu i vegjëlisë”, kënga e cila erdhi pak pas librit autobiografik “Vitet e vegjëlisë”. Aty, pa u përmendur askund Enveri, në asnjë frazë të tekstit, diktatori vihet në vetën e parë, pasi po viziton Gjirokastrën e tij.
Vargjet janë të Xhuliana Jorganxhi, ndër prodhimtaret më të mëdha e më cilësore të teksteve të këngëve në vite.
“Erdha prap te ky prag i dashur,
ku gjithçka me zë të ngrohtë më thotë: mirësevjen,
dhe çdo zemër portat mi mban hapur,
mua birin tënd me mall më pret e më përcjell.
Te ty njoha unë nënë e babë,
ma dëgjove ti të parën fjalë,
dhe hapin që hedh, kudo në atdhé,
ti e ndoqe veç me sytë e nënës,
lule bëje biro këtë dhé….”, janë disa nga vargjet e këngës, intepretuar atëbotë nga Myfarete Laze.
Kënga në fakt është mjaft e arrirë dhe i ka rezistuar kohërave. Edhe tekstin e ka të arrirë, pavarësisht fabulës që fsheh, pra vetë Enverin.
Dhe mund të konsiderohet kënga më e famshme për Enverin, pa e ditur që është pikërisht për të, pasi emri i tij mungon tërësisht.
Tejet interesante kjo, pasi përbën dhe një kuriozitet artistik në vetëvete.
Dhe pikërisht kjo u këndua në një koncert të Qendrës Kulturore Sarandë, organizuar në shëtitore.
Sigurisht, është zgjedhur në repertor si një këngë e shumëpëlqyer, një status që ia ka dhënë koha, pa qenë nevoja për lexime ideologjike mes rreshtash.
Bravo interpretimi, sidomos në duet! /sarandacity.al/
317177 224442I feel this really is among the most significant info for me. And im glad reading your article. But want to remark on some general items, The internet site style is ideal, the articles is actually excellent : D. Very good job, cheers 469902