Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua pasditen e djeshme në një zonë të Follorinës, nga punonjës të policisë greke të Departamentit të Rojës Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me punonjës policie të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave Kapshticës, sepse kundër tij kishte një urdhër arresti nga autoritetet gjermane për vjedhje banese. Personi i arrestuar do të dërgohet në Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Maqedonisë Perëndimore.
Më tej, një 42-vjeçar shqiptar u arrestua po në Follorinë, nga oficerë policie greke të Departamentit të Sigurisë së Follorinës, në bashkëpunim me oficerë policie të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavi, pasi kundër tij kishte një urdhërarresti nga Prokuroria e Janinës për bashkëpunim në trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të kapur në një operacion policor të zhvilluar në korrik 2011.
Personi i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Follorinë. /sarandacity.al/