Një urdhërarrest u lëshua për grabitje seriale dhe dëmtime trupore kundër një gjeorgjiani, i cili po hetohet për përfshirje në krimin e Glyka Nera-s, ku ditë më parë u vra mizorisht me mbytje një nënë 20-vjeçare gjatë një grabitjeje.
Po ai mohon çdo përfshirje në krim.
“Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen në Glyka Nera-s”.
Kjo pretendohet nga gjeorgjiani, i cili u arrestua në kufirin e Evros ndërsa po përpiqej të largohej nga Greqia me dokumente të falsifikuara.
I arrestuari po hetohet për pjesëmarrje në grabitje pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline, e cila u krye ndërsa ai ishte pranë foshnjës së saj, brenda shtëpisë së saj, në Glyka Nera.
36-vjeçari, i cili u transferua nga Evros në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të Atikës të hënën dhe po merret në pyetje nga oficerët e policisë të Departamentit të Vrasjeve, por edhe të Departamentit të Vjedhjeve, pretendon vazhdimisht, me stil indiferent, sipas burime policore në APE-MPE, se ai nuk ka ide për tre kriminelët dhe vrasjen e 20-vjecares Carolinë.
Sipas të njëjtave burime, të paktën deri më tani nuk ka prova për ta përfshirë atë në këtë rast, por marrja në pyetje e tij vazhdon.
Gjerogjiani 36-vjeçar do të shihet nga afër nga GADA dhe burri i 20-vjeçares, në mënyrë që të zbulohet nëse ai duket si vrasësi i saj. /sarandacity.al/