Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Ksamili nga Edward Lear: si u gjend britaniku i famshëm në brigjet magjike të Jugut

by PorositWeb
14 Mars, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Një tablo e rrallë e Ksamilit nga Edward Lear është publikuar dhe zbërthyer nga pedagogu i Arteve Figurative Edison Çeraj.

Sipas tij, ajo daton në prill të 1857-ës.

Po si i gjend Lear-i në Ksamil?

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ja ç’shkruhet:

Kjo tablo në akuarel është realizuar nga Edward Lear (1812-1888) në prill 1857, gjatë një udhëtimi të shkurtër në Tre scogli (Tre shkëmbinjtë), Ksamili i sotëm, në veri të Butrintit në Shqipëri. Lear-i lundroi nga Korfuzi, ku kish zënë me qira një shtëpi gjatë periudhës së dimrit, për në bregun përballë.

Në librin e vet Corfu Years-Vitet e Korfuzit, (Athens and Dedham,1988, fq 108), Lear shkruan: “Ne filluam të lundrojmë jashtë Korfuzit në datën 2 prill me varkën e tipit Midge të Lushingtonit. Mora George-in, kantinën ose kutinë e guzhinës, krevatin tim, letra për të vizatuar etj. Edward-i mori shërbëtorin e tij, Fillipo, një maltez.

Lundruam shumë qetësisht përgjatë tre orëve dhe ankoruam në një gji të vogël të Tre scogli-Tre shkëmbinjtë-shijuam gjithë pasditen duke bërë vizatime, poshtë shqopishtave dhe shkurreve të gjata të gjitha të lulëzuara, hëngrëm një drekë të shijshme dhe kaluam një natë të qetë”.

Bashkudhëtari i Lear-it ishte James Bevan Edwards (1834-1922), më vonë oficer madhor i ushtrisë britanike dhe politikan, i cili ishte djali i Samuel Price Edwards, një padron i arteve, i afërt me Lear-in, i cili posedonte tablo të tij si Corfu, from Ascension(1859), Petra, teatri (1859). Turin (1862), Jerusalem (1862) etj. Edward Lear e kish realizuar udhëtimin e tij të parë në Shqipëri në nëntor 1848.

Kjo është tabloja e parë e Ksamilit dhe si duket aty ka qenë një natyrë e qetë. Interesant është emri Tre scogli, që mesa duket i referohet tre ishujve të vegjël. Nuk dihet nëse ky emërtim është një term që përdornin venedikasit si zotërues të hershëm të Korfuzit dhe Butrintit, apo një përkthim i toponimisë që përdornin vendasit.

Lear-i pikturoi peizazhe të mrekullueshme nga Shqipëria, por në vendin tonë nuk gjendet asnjë pikturë origjinale e tij.

Sa për Ksamilin, ai është transformuar pothuajse tërësisht, dhe privatësia e gjirit të vogël dhe shumë të këndshëm, ka humbur. /sarandacity.al/

Tags: DikurKryesorePerditshmeri
Previous Post

Ana komike e luftës, rusi lidhet në derën e McDonald’s-it: Kjo është dhunë!

Next Post

Rama: Se ç’do Rusia, ndodh te Kryeministria…

PorositWeb

Related Posts

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë
Kujtesë

Rrënoja alla çame rrugës për Lukovë

3 Gusht, 2024
Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?
Kujtesë

Ç’përfaqëson 9 korriku në historinë shqiptare?

29 Korrik, 2024
Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…
Kujtesë

Turizmi, një thirrje që sot nuk ekziston…

23 Shtator, 2023
Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi
Kujtesë

Historia tragjike e një familjeje të njohur në Shënvasi

10 Gusht, 2023
Kur Saranda jonë do kishte emër vajze
Kujtesë

Kur Saranda jonë do kishte emër vajze

30 Korrik, 2023
Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit
Kujtesë

Butrinti: “A e dini se…” pyet dhe përgjigjet Arkivi i Shtetit

16 Korrik, 2023

Comments 2

  1. pg168 says:
    1 muaj ago

    77562 159182Respect to website author , some amazing entropy. 609483

  2. 1xbet says:
    3 javë ago

    514204 455495Just a smiling visitor here to share the adore (:, btw outstanding layout. 11244

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.