Aktivisti sarandiot Adriatik Lapaj beson se ishta protesta e para pak ditëve ajo që detyroi Ramën që mos ngrejë çmimin e energjisë për konsumatorët.
“Kryeministri u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë. Dhe është një reflektim nga reagimi qytetar. ERE ishte bërë gati për ta rritur mesa di unë. Rëndësi ka që pati një reagim dhe çmimi nuk u rrit. Reagimi ka pasur një reflektim. Protesta do të vazhdojë”, tha Lapaj.
Ndërkohë, Rama do i thoshte Lapajt të premten te “Zonë e lirë” se ai nuk e llogariste fare protestën e tyre.
Këtë të hënë u zhvillua një tjetër protest e ngjashme, ku Lapaj tha se tashmë qeveria duhet të mos lejojë ngritjen e çmimeve të shportës.
“Kërkesat kanë qenë në lidhje me rritjen e çmimeve të shportës dhe ndërhyrjen e marrjes së masave. Shteti nuk e rregullon gjithmonë tregun por duhet të ketë politika afër qytetarëve”, arsyetoi Lapaj. /sarandacity.al/