Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Mbushi 86 vjeç: ç’përfaqëson për Sarandën shoferi “intelektual” Spiro Noni

by PorositWeb
7 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Spiro (Jorgo) Noni është ndër ata shoferë legjendarë të Sarandës, një jetë në timon.

Ai ka lindur më 7 korrik 1935 në Pecë të Delvinës dhe sot ka ditëlindjen duke mbushur plot 86 vieç.

Spirua vazhdoi gjimnazin dhe mbaroi shkollën e Rezervave të Punës në Vlorë, ku mori zanatin e saldatorit.

Në shërbimin ushtarak që kreu në vitin 1955 vazhdoi kursin 1-vjeçar për shofer dhe që nga ajo kohë nuk ju nda timonit.

Ka punuar shofer në Pogradec dhe më vonë në Sarandë në Armën e Kufirit dhe në Ndërmarrjen Ushqimore.

Në vitin 1964 filloi punë si shofer në Parkun Automobilistik në Sarandë deri në vitin 1989, kur u shkri si ndërmarrje.

Pas vitit 1990 e ushtroi zanatin e shoferit, por ketë rradhë për të plotësuar dëshirat e tij personale.

Spirua njihet si një tifoz shumë i flaktë i ekipeve sportive të Butrintit dhe, si mik i ngushtë i Vangjel Çakulit, kurrë nuk përtonte që t’u shërbente atyre me makinën e tij kudo nëpër republikë.

Krahas timonit, i pëlqente shumë të lexonte, sidomos literaturë historike. Kur e pyetëm se ku e gjente kohën për të lexuar, ai na u përgjigj: “Kur mbaja rradhën me makinë, unë hapja librat dhe lexoja, kurse ç’do darkë e kisha si rregull që do të lexoja një orë”.

I pëlqejnë shumë këngët polifonike dhe sazet e Përmetit.

Nostalgji ka për vallen e kënduar “Për ato sytë e tua të bukura”.

Spiro Noni ka tre djem dhe dy meraqe: e para ka të bëjë me bukurinë e humbur të Sarandës pas vitit 1990 dhe e dyta që nuk ka shkuar prona tek i zoti.

Sarandacity, në ditën e sotme që përkon me ditëlindjen e tij i uron Spiros të ketë jetë sa më të gjatë dhe të lumtur. /sarandacity.al/

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Për ata që s’e dinë: prej nga e kemi peshqesh “Syrin e Kaltër”?

Next Post

Kërkim për të zhdukur në Shën Vasil: ku i ka fshehur ish-regjimi eshtrat e tyre?

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022
Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri
Individualitet

Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri

12 Dhjetor, 2022
“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!
Individualitet

“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!

6 Janar, 2022
Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës
Individualitet

Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës

24 Dhjetor, 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.