Gjithçka në politikën shqiptare këto ditë apo orë, sillet rreth Berishës. Pas shpalljes ‘non grata” nga SHBA pak muaj më parë, ai, me një vendim që askush s’e priste, u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, një inisiativë personale e Bashës, e shoqëruar me shumë lavde ndaj tij dhe nën arsyetimin sofist “Derisa sa të e vërteta të sqarohet nga Departamenti i Shtetit…”.
Dhe ky është momenti për të kujtuar se cili ka qenë kontributi i Berishës si kryeqeveritar në 8 vite për zonën.
Madje nëse vë në peshore atë çfarë ka bërë mazhoranca në 8 vite dhe atë çfarë bëri ish-qeverisja e Berishës në po aq vite, nuk sheh ndonjë diferencë të dukshme të së parës, siç dhe pretendohet.
Në Sarandë, u zgjerua rruga hyresë nga Metoqi te Rrapi. U shtrua rruga e Soronesë, e quajtur dhe si e “mandarinave”. U shtrua rruga Krane – Qafë Botë, si dhe nisi zgjerimi i rrugës Gajdar – Krane. Mbi të gjitha nisi aksi Kardhiq – Delvinë. U hodh gjithashtu dhe ideja e areoportit, madje duke u paraqitur dhe një maket.
U zgjerua dhe u shtrua gjithashtu rruga Çukë – Ksamil. Duke u ndalur nw Ksamil, duhet kujtuar se nën qeverisjen e tij u bë e para vepër e rëndësishme infrastrukturore – turistike e brendshme, një pedonale buzë detit.
Po nën qeverisjen e Berishës nisi dhe investimi më i madh arsimor në Sarandë, Ekokampusi te ish-Shtëpia e Pritjes, që ende nuk është vënë në funksion.
Po në arsim, Saranda u bë më filial universitar.
Në trashëgimi, veçon rruga ngjitëse për në Parkun e Finiqit.
Ndërsa në Delvinë, investimet qenë më së shumti në infrastrukturën e brendshme. Edhe nga fakti se ky qytet u morr për herë të parë nga PD në qeverisjen lokale (me të ndjerin Dhurim Alinani), aty u shtruan pothuajse të gjitha rrugët e brendshme. Edhe rruga që përshkon Rusanin, ajo drejt “Gjin Aleksit”, i përket asaj kohe.
Në sferën arsimore që rikonstruksioni i 8-vjeçares “Kosta Çavo”, si dhe ndërtimi i shkollë-kopështit të ri në Bamatat.
Gjithsesi, janë disa e jo të gjitha, të sjella si kujtesë për opinionin, në emër të hakut që i duhet dhënë çdo lideri e çdo qeverisjeje, paçka gjykimeve mbi to. /sarandacity.al/
917530 622738Id forever want to be update on new articles on this website, bookmarked ! . 181976
848304 613896Do individuals still use these? Personally I love gadgets but I do prefer something a bit far more up to date. Still, nicely written piece thanks. 302098
5696 550121I really like your wordpress theme, where would you down load it from? 81859
543288 671167Youd superb suggestions there. I did a research about the concern and identified that likely almost anyone will agree with your web page. 719469