Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Në djall Policia, në djall gjobat! Ky është segmenti i gazit n’dërrasë

by PorositWeb
27 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore ka vijuar ndëshkimet ndaj shkelësve gjithëfarëlloj të rregullave të qarkullimit, ku veçohet shpejtësia, të qënit i pirë, si dhe parakalimet e gabuara.

Ndërsa si segment me “gazin n’dërrasë”, veçohet ai Fier  – Vlorë, ku janë dhe ndëshkimet më të shumta, pasi aty, javë më parë, ndodhi një aksident tragjik me një familje të shuar.

“Në kuadër të planit operacional ‘Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë’, policia ka vijuar me kontrollet në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën ndërsa ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit.

Policia njofton se janë arrestuar në flagrancë 16 shoferë, janë pezulluar 53 leje drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative 1824 drejtues mjetesh.

U arrestuan në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 166 km/h në aksin Fier-Vlorë) dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 0.70 m/l).

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1824 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

351 për parakalime të gabuara, 344 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 290 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 287 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 245 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Policisë, ku më pas vijon apeli klasik:

“Nisur nga ngarkesa e shtuar e trafikut gjatë sezonit, kryesisht në akset rrugore interurbane dhe urbane, me destinacion zonat bregdetare të vendit, Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse”. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Kujtesë për një njeri e një ditë shpëtimi: kush i instruktonte sarandiotët në 2017

Next Post

Kryebashkiaku Gurma na fton të “shqyejmë sytë”

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023
Rend

Balla shpalos vizionin antigjobë

22 Korrik, 2023
Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot
Rend

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

28 Maj, 2023
The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik
Turizëm

The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik

16 Prill, 2023
Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…
Kulturë

Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…

14 Prill, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.