Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Në Sarandë e Ksamil duhet të lahesh vetëm nëse paguan një shezllong?

by PorositWeb
13 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i njohur Mentor Kikia, i cili prek tema të ndjeshme sociale, i ka kushtuar një shënim asaj ç’ndodh me plazhet në Shqipëri, pjesën e grykësisë së privatit, ku veçon si fakt atë që në Sarandë e Ksamil s’mund të lahesh pa paguar shezlong. Që do të thotë pra se ata privatë që posedojnë plazhe private e trajtojnë dhe detin si privat.

A ndodh vërtet kështu në vendet që Kikia përmend?

Ja ç’shkruan ai:

“Për pronarët shqiptarë të rërës, shkëmbinjve, ujit dhe diellit!

Po i rikthehem edhe njëherë “modelit” të të bërit turizëm. Më tërhoqën “denoncimet” e disa njerëzve që i konsideroj të besueshëm.

Në gjiret e Sarandës dhe në Ksamil, duhet të lahesh vetëm nëse paguan një shezllong. Ndryshe, “pronari” i shkëmbit dhe detit nuk të lejon të futesh në atë që quhet plazhi i tij privat.

Të paguash një shezllong nuk mjafton, duhet që edhe të porositësh drektën në restorant-kashtën e tij.

Pushuesve nuk u lejohen termuse, ushqime, pije e ujë me vete. Çdo gjë duhet ta blesh në “beach-barin” e tij.

Fotot e mëposhtme janë bërë në një gji në Mal të Zi, këtë verë.

Fotoja e parë tregon gjirin në tërësi. Jo më i gjatë se 800 m vijë bregdetare dhe strehon mijëra pushues në ditë.

Fotoja e dytë tregon sesi brenda tij janë gërshetuar hapësirat “publik-privat”.

Fotoja e tretë tregon një gji edhe më të vogël, aty pranë, ku sërish hapësira ndahet përgjysmë publik-privat.

Fotoja e katërt tregon një gji edhe më të vogël, ku nuk ka fare shezllongë.

E pra, çdo plazh ka mbi kokë hotele, që mund ta pretendojnë atë si plazhin e tyre.

Megjithatë, në çdo rast, edhe tek “privati”, ti zgjedh të marrësh: Vetëm çadrën, kushton 5 E. Çadrën + 1 shezllong, kushton 7 E. Çadrën me dy shezllonge, kushton 10 E.

Në asnjë rast, në asnjë vend, nuk ka një roje me hu në dorë, që të ndalon të marrësh me vete shishen e ujit, apo ushqim për vete e fëmijët.

Kushdo që merr leje për “plazh privat” nuk bëhet automatikisht pronar i rërës apo shkëmbit, ujit dhe diellit.

Ti zotëri, je pronar i shezllonëve vetëm. Çdo gurë, çdo grimcë rëre, çdo pikë ujë është pronë e të gjithë njerëzve që jetojnë në këtë territor që quhet Shqipëri”. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Turistja ukrainase s’përmbahet dot: kërcen nën ritme shqiptare

Next Post

Bisedë me Alfred Lelën: ta gjykosh Sarandën nga Korfuzi, e dhimbshme por e domosdoshme!

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën
Sociale

Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën

25 Shtator, 2023
Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.