Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një arsimtar si Luan Ahmeti: kur e lartësonte dhe e mbronte “Hasan Tahsinin”

by PorositWeb
22 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Luan Ahmeti është ndër ata arsimtarë me emër në Sarandë, duke qenë njëherësh dy herë drejtor i “Hasan Tahsinit”, në dy kohë të ndryshme, ku në të parën e bëri me nam në nivel kombëtar, ndërsa në të dytën e shpëtoi nga një valë vandalizmi histerik.

Ka lindur në qytetin e Elbasanit më 6 shkurt 1950. Shkollën  fillore e kreu në Elbasan, kurse atë  7-vjecare dhe të mesmen në qytetin e Sarandës.

Në  vitin 1967 filloi studimet e larta në degën fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tirane.

Pas mbarimit të fakultetit filloi punën si mësues fizike në gjimnazin “Hasan Tahsini”.

Në vitin 1978 u emërua drejtor i shkollës së mesme në Mursi, një shkollë me 500 nxënës

Në vitin 1983 u emërua drejtor i gjimnazit “Hasan Tahsini”, deri në vitin 1989.

Gjatë këtyre viteve në saje të punës së palodhur të stafit të mësuesve, gjimnazi i Sarandës shkëlqeu edhe në rang kombëtar ku çdo vit ka patur fitues në olimpiadat kombëtare në lëndët matematikë, fizikë, kimi, të shoqëruara me medalje ari si Adi Naçi, Adriana Nano, Donika Kordha, Altin Bilbili, Diana Miça, Adrian Llahana, Entela Xhavara, Albana Alia, Edvin Vasili, Alma Riska, Emiljano Llazo etj.

Këto arritje ishin në sajë të punës së përkushtuar të mësuesve Përparim Musai, Pirro Totoni, Xhorxhi Vasili, Rajmonda Liti, Llambi Marto, Apostol Nika, Ilir Dike, Majlinda Vaso, Mira Birjani, Vasil Polo, Shkëndie Sakaj, Fatbardha Xhaferi, Qemal Yzeiri, Tahir Zeneli, Niko Kacalidha, Vera Xhafa, Vasil Karkashina, Fatbardha Qejvani, Engjellushe Rizvani, Jani Gjati etj.

Në vitin 1989 u emërua shef i Seksionit të Arsimit në Sarandë.

Në  vitet  1991 – 1992  ka punuar  specialist dhe  metodist i  lëndës së  fizikës në kabinetin  pedagogjik të  rrethit  Sarandë. Në  vitet  1992 – 1997   ka  punuar mësues  i  lëndës  së  fizikës  te “Hasan Tahsini”.

Rikthehet sërish drejtor i gjimnazit në  vitet 1997 – 2001.

Gjatë vitit të mbrapsht 1997, së bashku me trupën pedagogjike të gjimnazit, organizoj ruajtjen dhe mbrojtjen e shkollës duke rrezikuar dhe jetën e tyre, pasi plumbat vinin nga të gjitha anët.

Vetë Luani shpëtoi Amzën e shkollës duke e marrë në shtëpi.

Ne vitin 2001 me iniciative e tij duke u bazuar në përvojën në mësimdhënie, hapi shkollën jopublike “Dea 2001”.


Në  vitet  2001 – 2015  ka  punuar drejtor  i  shkollës  së mesme    dhe   9-vjecare  jopublike të kësaj shkolle, si dhe sot vazhdon  të  punojë si administrator aty.

Edhe këtu nuk munguan nxënësit fitues në Olimpiada Kombëtare si Eliza Mero, Mirel Shalari, Erlind Sulo, Adriatik Lapa, Parashqevi Kalluci, Henrieta Shino,  Anisa Lulo, Aldo Musai, Ardino Halimi, Elona Taho, Esmeralda Shameti.

Nga institucionet kombëtare dhe lokale është nderuar me tituj të ndyshme nderi.

Sarandacity.al i uron profesor Luan Ahmetit shëndet, jetë dhe arritje të tjera në karrierën e tij si arsimtar gjurmëlënës në vite. /sarandacity.al/  

 

 

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Vdes duke shëruar Lili Gazeli i Delvinës: e nisi si jetën si artist, e përfundoi si mjek (në foto të rralla)

Next Post

Qytetarë e pushues, deklarime nga “9 Tetori”: përse po vaksinohemi

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022
Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri
Individualitet

Shuhet krenaria e Senicës, Ylli Çabiri

12 Dhjetor, 2022
“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!
Individualitet

“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!

6 Janar, 2022
Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës
Individualitet

Bisedë me këtë Sir britanik në fushën e Vrinës

24 Dhjetor, 2021
Luiza Xhuvani, dramat që s’e gjunjëzuan: pandërprerë në skenë!
Individualitet

Luiza Xhuvani, dramat që s’e gjunjëzuan: pandërprerë në skenë!

21 Dhjetor, 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.