Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një turk pas hekurave të Policisë së Sarandës: për ç’akuzohet Erkan Akin

by
5 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim bënë ndalimin e shtetasit turk Erkan Akin, 42 vjeç, banor i lagjes nr. 1, në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 20.03.2021, e ka dënuar atë me 8 muaj burg, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në detaje sqarojmë, se në 6 tetor të 2019, Policia Kufitare në bashkëpunim me Seksionin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë ka ushtruar kontroll në anijen turke “Rest” të ankoruar në Portin e qytetit dhe për rrjedhojë u arrestuan dy shtetas turq.

Sipas uniformave blu në  pranga ranë Erkan Akin 40 vjeç, banor i Bodrumit Turqi, njëherësh edhe kapiteni i anijes “ Rest” si dhe 31-vjeçari Nexhati Itmec, po nga Bodrumi Turqi, marinar i anijes.

Arrestimi i tyre ndodhi pasi  nga kontrolli në anijen “Rest” 31 – vjeçari Nexhati Itmec u gjet i fshehur në njerën nga dhomat e anijes  dhe gjatë kontrollit iu gjet një kartë identiteti dhe një leje drejtimi bullgare me emrin Miro Plamenov Cristov, për të cilat u dyshua se ishin të falsifikuara dhe për rrjedhojë  shtetasi turk Nexhati Itmec u akuzua për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” ndërsa  Erkan Akin për  veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Të dy në masën e sigurisë u lanë në ndjekje të lirë, ndërsa nuk do të largoheshin nga Saranda. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Derbi i jugut: Saranda edhe më në majë, trojanët edhe më në zgrip

Next Post

Fushata: ky qe takimi i radhës i dyshes Dine-Zhupa

Related Posts

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot
Rend

Grushtuesi i Berishës, shkencërisht idiot

28 Maj, 2023
The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik
Turizëm

The Times: Shqipëria, ky vend i jashtëzakonshëm turistik

16 Prill, 2023
Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…
Kulturë

Josif Papagjoni suprizon me librin e radhës: Saranda…

14 Prill, 2023
Butrinti, me vizitorë në çdo stinë
Turizëm

Butrinti, me vizitorë në çdo stinë

7 Prill, 2023
Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë
Ekonomi

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

12 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.