Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Për 22-vjeçaren që punë ka po pati profesionistë: pse biznesit sarandiot i duhet Vanesa

by PorositWeb
20 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Vanesa Koka është tëpke prej asaj kategorie, sidomos të rinjsh, të cilët e kanë kuptuar që punë ka, mjaft të jesh profesionist.

Ose ose, mjaft të kesh pasion për t’u profesionuar në një drejtim të caktuar.

Dhe kjo është mëse e vërtetë, edhe aktuale gjithashtu si trend, kur është fjala për botën e sotme digitale, atë ku shumë procese kryen online.    

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vanesa nuk ka pse të jetojë me andrralla ikjeje, pasi ajo bredh në fakte lart e poshtë, edhe nëpër botë, me aftësinë e saj për marketuar me anë të rrjeteve sociale, aty ku jeton, në Sarandën e saj.  

 

Bisedoi: Lori Malka

Vanesa, na prezanto pak veten tënde….

Shkurt: unë jam Vanesa Koka, jam 22 vjeçe, kam ndjekur studimet për gjuhë të huaja, anglisht.

E tani?

Kam bërë disa punë para se të merresha me këtë që po merrem aktualisht, të gjitha të lidhura me komunikimin.

Aktualisht punoj si menaxhuese e rrjeteve sociale, ose siç njihet ndryshe në digital marketing, për biznese ose figura publike dhe jopublike.

Na trego pak historinë se si ti ke vendosur për t’u marrë me këtë punë?

Unë jam brez i të rinjve që kanë qenë të lidhur me teknologjinë dhe inovacionet e reja qëkur kam qenë e vogël. Në adoleshencë ka ndodhur më shumë lidhja me këtë profesion, në momentin që unë jam lidhur më shumë me botën e rrjeteve sociale dhe sa shumë hapësira kishte në to për mua. Kështu ka filluar e gjitha, pasi po menaxhoja një faqe Instagrami të një biznesi ku unë punoja.

Përse e ke zgjedhur këtë profesion?

Duke u njohur me aplikacionin e Facebook, Instagram, Pinterest, isha e interesuar për botën e modës dhe sesi po përshtateshin bizneset me këto inovacione të reja. Duke u nisur nga kjo, kam kuptuar që përveçse një mënyrë për t’u argëtuar në këto rrjete sociale, ato shërbenin mjaft mirë edhe për të reklamuar një biznes të vogël që unë fillova të merresha e nga i cili të ardhurat u dyfishuan brenda një kohe shumë të shkurtër

Sa kohë ke që merresh me këtë profesion ?

Kam gati tre vite që merrem me këtë profesion, por që deri vonë e bëja në mënyrë autodidakte. Vetëm në shtator të vitit 2020 unë kam bërë trajnime në lidhje me këtë fushë për t’u ndjerë akoma dhe më e aftë në atë që bëj.

Ç’farë kënaqësish /të mira ka kjo punë?

Mund të shprehem pafund por më e kryesorja është që unë këtë punë mund ta bëj kudo që ndodhem; më mjafton një telefon dhe akses në internet dhe unë jam në punë.

Fakti që biznese të caktuara më kanë besuar mua në këtë punë do të thotë shumë për mua. Njohja me njerëz që janë të lidhur me profesionin tim dhe e kuptojnë punën time, është një kënaqësi më vete.

Aspekti ekonomik gjithashtu dhe pavarësia ekonomike që unë kam dhe që ka tre vite që e kam fituar.

Sa e lodhshme është kjo punë?

Si çdo punë që ka lodhje, edhe kjo punë kërkon që ti të jesh e informuar në çdo moment me zhvillimet më të fundit në fushën e marketingut, të njohësh biznesin me të cilin do të bashkëpunosh. Duhet dhe kohë për të hartuar një plan që të jetë efektiv.

Koha që unë kaloj në telefon apo kompjuter kanë efektet e tyre, por në fund shpërblehesh.

Sa e vështirë është të vendosësh balancat e duhura për të menaxhuar kohën?

E kam të vështirë, pasi më përpara koha ime ndahej midis punës 8-orarëshe në dimër dhe 12-orarëshe në verë dhe familjes. Tani më duhet të takoj më shumë persona të lidhur me biznesin, të krijoj përmbajtje për t’i reklamuar këto biznese pa asnjë diferencë nga bizneset jashtë. Unë punoj në shtëpi por koha me familjen është më e kufizuar. Përpiqem ta organizoj ditën time me ndihmën e një axhende, përndryshe situata rrezikon të dalë jashtë kontrollit.

Sa të informuar janë pronarët e bizneseve në Sarandë me këtë formë të re marketingu?

Bizneset në Sarandë nuk janë shumë të informuar sesa i ndihmon reklamimi i biznesit në botën e rrjeteve sociale.

Ka një dallim shumë të madh midis qasjes që kanë bizneset jashtë me të cilët unë punoj; ata janë të informuar dhe shpesh ndihmues në taktikat që unë zgjedh për t’i marketuar ata.

Në Sarandë ka dhe një keqinformim lidhur me paragjykimet që vijnë ose ka mungesë informacioni. Pra, të paktë janë personat që e kuptojnë thënien e Trumpit që “dhe 1 dollar të kisha do ta hidhja atë në botën e marketingut”.

Unë mundohem t’i “edukoj ” duke iu shpjeguar se çfarë të mirë do t’u sillte biznesit të tyre dhe duke iu treguar rezultate konkrete nga biznese me të cilat unë punoj.

A është ky profesion një sfidë e re në botën e biznesit sarandiot?

Bizneset në Sarandë janë duke e përkrahur, ka interes për të mësuar si funksionon, sa kushton. Por janë ende skeptikë në lidhje me këtë ide, nëse duhet të investojnë ose jo.

A je momentalisht duke menaxhur biznese në qytetin e Sarandës dhe nëpër botë?

Momentalisht po merrem me menaxhimin e tre bizneseve, dy lokale dhe një restorant. Kam parë rezultate të menjëhershme dhe kjo më bën shumë të lumtur, pasi biznesi merr në fund të ditës të ardhura shtesë nga marketingu i bërë në faqen e Instagramit dhe Facebook-ut.

Gjithashtu jam duke menaxhuar profilin e një vajze të re dhe jemi në hapat e parë në krijimin e një imazhi publik dhe tërheqës për industrinë e modës dhe lifestyle.

Në Tiranë po menaxhoj dy biznese, ndërkohë që puna me biznese në Florida dhe në Londër ngelet një kënaqësi më vete. Jam e gatshme të ndihmoj dhe biznese të vogla duke pasur paketa të ndryshme për biznese të ndryshme. Unë i jam përshtatur vendit për të patur disa paketa që mund të jenë të përshtatshme me biznesin e vogël dhe të madh.

Cilat janë synimet që kërkon të arrish në të ardhmen tënde?

Jam një vajzë që më pëlqen të punoj, t’i realizoj ëndrrat dhe pastaj t’i shfaqë ato. Dua që puna ime të tregojë dhe të flasë për atë që unë e bëj me shumë pasion dhe që i jam dedikuar tre vitet e fundit.

Unë jam vetëm 22 vjeçe por kam në krah familjen time, gra të forta që punojnë shumë në bizneset e tyre dhe persona që më ka rënë mundësia të punoj. Nga eksperiencat që unë kam me këto gra të mrekullueshme kam kuptuar që puna të shpërblen dhe asgjë nuk është e paarritshme nëqoftë se kemi pasion, bëjmë punën që duam dhe nuk ndalemi.

Cili është mesazhi yt për bashkëmoshatarët e t’u dhe vajzat e këtij qyteti?

Unë jam shumë mbështetëse ndaj personave që duan të sjellin diçka të re në qytet, të ndërmarrin inisiativa të reja, sidomos ndaj vajzave të reja.

Duke punuar dhe besuar në atë që duan, të mos dorëzohen, të mos ndalen nga paragjykimet, të besojnë në veten e tyre dhe le të punojmë sot që të jenë të lira dhe të pavarura nesër. /sarandacity.al/

 

 

 

 

Tags: Nënkryesore
Previous Post

100 “Eva” dhe një i dashuruar mes tyre: ç’janë për Lefter Çekon 9 vitet e Art Galerisë së Sarandës

Next Post

Kauza morale e Jolio Dines: kur kandidimi për deputet buron nga një ëndërr fëminore!

PorositWeb

Related Posts

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI
Individualitet

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI

19 Nëntor, 2023
Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”
Individualitet

Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”

3 Korrik, 2023
Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022

Comments 2

  1. ufa789 says:
    2 muaj ago

    300132 73608Spot lets start function on this write-up, I actually believe this wonderful internet site requirements additional consideration. Ill far more likely be once once again you just read additional, thank you that information. 766904

  2. Blub says:
    2 javë ago

    817641 147941This internet website is generally a walk-through its the data you wished concerning this and didnt know who ought to. Glimpse here, and youll definitely discover it. 978034

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.