Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pëshpëshet për shefin e ri në korridoret policore: a do e bëj Klodian Kondi zap krimin në Sarandë?

by PorositWeb
13 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Prej ditësh, Klodian Kondi, një fushëbardhas, ka marrë në dorë drejtimin e Komisariatit të Sarandës, duke zëvëndësuar Syrja Bellon si shef të madh.

Por çflitet nga vartësit për shefin e ri të ardhur nga Tirana?

Pëshpëshet në sallone mes tyre flasin për një shef të aftë dhe me rezultate konkrete.

Klodian Kondi e ka forcën e tij te aftësia në hetime. Ai ka mbuluar një sektor të rëndësishëm kriminalistik në Tiranë, ku aksionet e udhëhequra prej tij janë konsideruar të suksesshme.

Tjetër pikë e fortë e tij është aftësia organizuese në hetime dhe operacione goditëse.

Të gjithë këto atribute janë opinionet e vartësve për të këto ditë.

Pra duket se për Sarandën, e tronditur së fundi nga disa ngjarje të rënda të natyrës kriminale, është zgjedhur njeriu i duhur.

Kondit i duhet të punojë e japë rezultate me këtë shqetësim të kryeministrit, artikuar së fundi prej tij në në takim me krerë të Rendit, referuar piëkrisht ngjarjeve në Sarandë.

“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore.

Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë. 

Këta janë tutorët e policisë në atë territor.

Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde policë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm.

Rasti i Sarandës ishte alarmant.

Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë“, tha i pari i qeverisë. Por ka dhe të tjera, po kaq të rënda.

Ndërkohë, shefi i ri Komisariatit të Sarandës ka një sfidë tjetër: t’u mbyllë gojën atyre që thonë se ca të kërkuar enden të lirë nëpër Sarandë, madje nën hundën e Policisë! /sarandacity.al/  

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Padia ndaj Soreca-s në SPAK: si e ka përkthyer Brukseli aktin e pazakontë

Next Post

Përgjakja shqiptare e Mykonos-it: ky është jetëhumburi pas një thike në zemër

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix
Turizëm

Kumbaro: Edicion për Shqipërinë turistike në BBC World News dhe Netflix

19 Janar, 2023
Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë
Ekonomi

Greqia, me energjinë elektrike më të shtrenjtë në Europë

12 Janar, 2023
Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin
Ekonomi

Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin

28 Dhjetor, 2022
Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi
Ekonomi

Turizmi, Rama: Ja ç’vit i mbarë ishte 2022-shi

2 Dhjetor, 2022
Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë
Sociale

Këngëtarja e njohur kosovare, fund një halli pronësie në Sarandë

30 Nëntor, 2022
A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit
Kujtesë

A mund të kishte Shqipëria një mbret amerikan? Përgjigja diplomatike e Ismail Qemalit

28 Nëntor, 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.