Aleks Rexha dhe Edmond Fufi nuk janë ata që goditën avokatin Marjel Mejdi më 5 korrik në rrugën e Portit.
Këtë e ka pohuar vetë ky i fundit në një deklaratë noteriale, pas së cilës dyshja Rexha – Fufi, të afërm të njëri-tjetrit, kanë kërkuar lirinë nga gjykata, pasi aktualisht janë në “arrest shtëpie”.
Pak pas ngjarjes së rëndë, e cila la pasoja fizike te Mejdi, ky do deklaronte se ata që e goditën ishin nga Gjirokastra dhe Mamurasi. E saktë: si Rexha e si Fufi janë njëri nga Gjirokastra e tjetri nga Mamurasi, ky i fundit dhëndër në familjen e të parit.
Do deklaronte gjithashtu se me ta është në një gjyq, si avokat e si familjar për çështje prone. E saktë dhe kjo. Por ajo që ka rezultuar e pasaktë ka qenë autorësia e sulmuesve e cila iu është atribuuar atyre.
Pamjet filmike në vendngjarje nuk kanë shfaqur asnjë prej të akuzuarve në atë që ndodhi te rruga “Mitat Hoxha” në Kodër, te Porti, mesditën e 5 korrikut.
Po ashtu, të tjera pamje filmike të sjella si alibi, kanë treguar se dyshja Rexha – Fufi kanë qenë në tjetër vend në çastin kur është sulmuar Mejdi, më saktë në afërsi të pronës së pretenduar nga dy palët.
Kapakun e vë më pas vetë pohimi Mejdit me deklaratë noteriale se nuk janë ata që e goditën më 5 korrik.
Tashmë vjen pikëpyetja e madhe, pasi janë parë dhe filmimet:
Kush dhe për ç’arsye e goditi avokatin Marjel Mejdi mesditën e 5 korrikut ditën për diell, mes njerëzve, në një zonë të populluar? /sarandacity.al/
Hey there! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
If you know of any please share. Appreciate it!
I saw similar text here: Warm blankets