Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Zjarret dhe viktima e tyre në Gjirokastër: Rama ngushëllon, Basha akuzon

by PorositWeb
4 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Pas së parës viktimë nga zjarret një ditë më parë në Gjirokastër, kryeministri Rama, veç ngushëllimeve, ka kujtuar se kjo gjëmë natyrore ka kapluar gjithë mesdheun.

“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.

Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, reagimi opozitar është rizgjuar në formën e mënyrën e vet.

Kryetari demokrat Basha hodhi akuza duke pretenduar se helikopterët që duhen për shuarjen e zjarreve shërbejnë për udhëtimet e kryeminstrit. Ai ofroi një foto si ilustrim të asaj që thotë, por pa thënë se kujt kohe i përket pamja e Ramës në helikopter dhe motivin pse gjendet aty.    

“Mirënjohje për punonjësit e emergjencave civile dhe forcat e ushtrisë që po përballen me flakët përgjatë këtyre orëve të vështira.

Pamjet që i shfaqin teksa luftojnë me mjete rrethanore janë sa pikëlluese po aq sa indinjuese kur shohim se në të njëjtën ditë, Edi Rama, i heq përballjes me zjarrin helikopterin e ushtrisë, për ta përdorur për udhëtimet e tij.

Natyrisht, kërcënimi i zjarrit është i kudondodhur në rajon, por nuk ndodh askund që në një moment krize, mjetet e pakta të mpaken edhe më shumë për t’i shtuar privilegjet një individi.

Kjo nuk është papërgjegjshmëri, por modeli me të cilin është keqqeverisur dhe varfëruar vendi. Prandaj nuk ka fonde dhe mjete për t’u përballur me emergjencat, qofshin zjarre apo tërmete, sepse shteti përdoret si instrument i një pakice që punon për vete, jo për qytetarët”, shkruan Basha. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Pikëpyetja e madhe pas kthese: kush e goditi avokatin Marjel Mejdi mesditën e 5 korrikut të rruga e Portit?

Next Post

Yuri Kim: Nga Tropoja në Sarandë, pse shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës…

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet
Politikë

Emrat e PS-së për bashkitë: kush rikonfirmohet e kush skualifikohet

21 Mars, 2023
Një grua në krye të spiunazhit shqiptar?
Sport

Një grua në krye të spiunazhit shqiptar?

17 Mars, 2023
Rama i “gëzohet” arrestimit të “shembëlltyrës” së tij
Politikë

Rama i “gëzohet” arrestimit të “shembëlltyrës” së tij

16 Mars, 2023
Pa mëshirë! Arrestimi më i fundit i një kryebashkiaku nga SPAK
Politikë

Pa mëshirë! Arrestimi më i fundit i një kryebashkiaku nga SPAK

16 Mars, 2023
Një kob familjar në jetën pas hekurave të Samir Tahirit
Politikë

Një kob familjar në jetën pas hekurave të Samir Tahirit

16 Mars, 2023
Vetëbindja e kryebashkiakut: Unë, edhe për një mandat të dytë!
Politikë

Vetëbindja e kryebashkiakut: Unë, edhe për një mandat të dytë!

15 Mars, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.