Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Yuri Kim: Nga Tropoja në Sarandë, pse shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës…

by PorositWeb
4 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Në një shkrim të ambasadores Yuri Kim, i pandodhur deri më sot nga paraardhës të saj, tentohet t’i vihet “gishti në plagë” problemeve më të thella shqiptare: korrupsionit dhe padrejtësisë në Drejtësi.

“Gjatë një viti e gjysmë të shkuar, kam pasur mundësinë të udhëtoj gjithandej në këtë vend të bukur dhe të takoj sa më shumë njerëz që mundem. Bajram Curri, Shkodra, Kukësi, Kruja, Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Pogradeci, Berati, Gjirokastra, Himara, Saranda, Vlora – çdo qytet, qytezë e fshat – ka të veçantat e veta, por bashkohen në një pikë: iu ka ardhur në majë të hundës me metodat e vjetra; duan ndryshim të vërtetë; duan fundin e korrupsionit; duan një sistem drejtësie ku askush nuk është mbi ligjin; duan që kriminelët të qëndrojnë jashtë qeverisjes dhe politikës; duan një vend që i josh të rinjtë të qëndrojnë për shkak të mundësive; duan një vend që ecën përpara, jo prapa”, shkruan Yuri Kim, ku dhe njëherë potencon pozicionin amerikan karshi Shqipërisë:

“Për një kohë tepër të gjatë, korrupsioni është përdorur si armë nga aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë për të blerë politikanë, për të fituar kontrata, dhe për të ndërhyrë në proceset demokratike.

Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë përmes fjalëve dhe veprimeve të tyre se lufta kundër korrupsionit është një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Duam një aleat që është i fortë, i aftë dhe i begatë.

Duam një partner, jo një problem”, shprehet gruaja që përfaqëson SHBA në Shqipëri, e që së fundi është gjendur në një breshëri sulmesh nga njerëz afër opozitës, pasi qartë kërkoi që Berisha, i shpallur “non grata”, të mos jetë më në parlament.

“Është koha që udhëheqësit të reflektojnë dhe të ndërmarrin veprime të guximshme. Është koha për udhëheqësit që të tregoni kush jeni dhe çfarë mendoni se meriton ky vend.

Është koha për të udhëhequr!”, shkruan ndër të tjera Kim. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Zjarret dhe viktima e tyre në Gjirokastër: Rama ngushëllon, Basha akuzon

Next Post

Legalizimet, një njoftim dhe një këshillim delvinjotëve

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin
Politikë

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

21 Shtator, 2023
Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…
Politikë

Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…

18 Shtator, 2023
Rama prezaton “qeverinë e re”
Politikë

Rama prezaton “qeverinë e re”

5 Shtator, 2023
Ç’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?
Politikë

Beleri, debat mes një opozitari dhe një minoritari

1 Shtator, 2023
Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i
Politikë

Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i

27 Gusht, 2023
Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?
Politikë

Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?

25 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.