Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rrënjët e turizmit patriotik: pse “deti i Shqipnisë” mbetet krenari kombëtare në Kosovë e Maqedoni

by PorositWeb
26 Korrik, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Jemi në kulmin e sezonit turistik, ku si çdo vit, veç të huajve, janë me qindra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e trojet e tjera, të cilët janë dyndur drejt bregdetit të tokës amë.

Po, turizëm patriotik që ç’ke me të, pasi vërtet që deti i Shqipërisë, është parë prej shqiptarëve në rajon si një avantazh nacional karshi faktorit sllav.

Deri dje, nën komunizëm, ata e vuanin faktin që nuk po mundnin ta shijonin këtë avantazh, këtë dhuratë të madhe, por e ndjenin dhe jetonin me të. Pas ’90-ës u bënë njësh me këtë ëndërr të prekshme. Eshtë një ndjenjë që, edhe pse ngjan naive, vështirë të zbehet.

Socialogu nga Maqedonia Ali Pajaziti, bukur e sqaron këtë dimenson të krenarisë kombëtare që ka të bëjë me 400 km vijë bregdetare të Shqipërisë.

“Shqiptarët detin e shohin si një dhunti të madhe që kanë filluar ta materializojnë ekonomikisht pas rënies së monizmit, kur deti ishte vetëm pjesë e hartës, privilegj i elitës, aparatçikëve.

Sot deti shqiptar është një sektor kyç i ekonomisë kombëtare, resurs natyror jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është industri në vete. Deti paraqet pikë të epërsisë shqiptare ndaj Serbisë që historikisht jeton me ëndrrën e detit edhe ai element strategjik i hapjes ndaj botës dhe i komunikimit përmes rrugëve detare si element strategjik. ‘Serbia deri në Durrës’ është motoja e ekspansionizmit serbomadh që targeton herë Dalmacinë, herë bregdetin malazez e herë atë shqiptar.

Shqiptarët duhet ta kultivojnë këtë ndjenjë të epërsisë dhe ngjashëm si kroatët të dinë ta luajnë shahun ndaj oponentit apo konkurrentit shekullor siç është Serbia.

Në veçanti duhet të shfrytëzohet kjo epërsi nga Kosova, e cila në bashkëpunim me shtetin shqiptar duhet ta paraqesin edhe si det kosovar apo gjithëshqiptar. S’është thënë kot, ‘më afër detit, më afër mbretit’. Shtetet detare janë më afër mbretërimit sesa ato kontinentale.”

Po ashtu, edhe Arianit Xhaferi, ambientalist dhe kryetar i shoqatës ekologjike “Eco Guerilla”, thotë se deti i Shqipërisë është në fakt deti i të gjithë shqiptarëve, gjë që i bën ata të ndihen superiorë karshi fqinjëve jo-dashamirës sllavë.

“45 vite Shqipëria ka qenë ‘pa det’, sot e ka edhe në plotëkuptimin e fjalës, andaj duhet ta shfytëzojë, gjithnjë duke e ruajtur habitatin dhe duke krijuar kulturë të mirëfilltë turizmi. Bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm dhe është një destinacion mjaft i volitshëm për secilin.

 Shqipëria ndoshta nuk ka një program të përsosur për turizmin, por pozitiv është fakti që çdo vit bregdeti shqiptar përmirëson cilësinë e shërbimit, infrastrukturës dhe mikpritja e vendasve është mbase pika më mbresëlënëse për çdo vizitor.

Jam i bindur që ia vlen çdokush ta shijojë njëherë, dhe për të dytën herë nuk do kërkojë një destinacion tjetër. Një gjë që le shumë për të dëshiruar është pastërtia e cila jo gjithmonë është në nivelin e duhur, dhe shpeshherë shkaku i papërgjegjësisë së disa pushuesve të cilët nuk e trajtojnë mjedisin bregdetar me respektin e duhur.

Por, thënë në përgjithësi, Shqipëria është destinacioni më i volitshëm për pushime, sidomos për bregdetin e mrekullueshëm që e ka, të cilin do ëndërronin ta kenë shtete si Serbia, Maqedonia, etj”.

Sakaq, po ndodh vërtet që deti shqiptar t’i nënshtrojë fqinjët e privuar nga kjo “dhuratë”. Serbë e maqedonas, po dynden drejt tij po me të njëjtin afsh si shqiptarët, jo patriotik por klimaterik, që gjithsesi  në fund është një fitore shqiptare me termat e natyrës. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Delta mes nesh: sërish mësim online?

Next Post

Operacioni: “Klithma” që goditi shqiptarë e grekë në Spanjë (pamje)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?
Sociale

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30 Janar, 2023
Shuhet Isuf Kalo: ikja “gojëkyçur” e një tepelenasi për një tropojan
Sociale

Shuhet Isuf Kalo: ikja “gojëkyçur” e një tepelenasi për një tropojan

19 Janar, 2023
Tërmetet: një fakt i panjohur për Shqipërinë
Sociale

Tërmetet: një fakt i panjohur për Shqipërinë

19 Janar, 2023
Shuhet njeriu më i vjetër në botë: kush ishte murgesha Lucile Randon?
Sociale

Shuhet njeriu më i vjetër në botë: kush ishte murgesha Lucile Randon?

18 Janar, 2023
Erdhi dita: jo thjesht roje, polic në çdo shkollë!
Sociale

Erdhi dita: jo thjesht roje, polic në çdo shkollë!

12 Janar, 2023
Letra që duhet ta lexojë çdo zyrtar shteti, nga Rama e poshtë
Sociale

Letra që duhet ta lexojë çdo zyrtar shteti, nga Rama e poshtë

9 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.