Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Seniciotët, me një shqipe për t’u patur zili: Ç’biseduam me Anila Denajn

by PorositWeb
18 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Seniciotët, nga faqja Gurra e Senicës, kanë publikuar atë çfarë biseduan me kandidaten Anila Denaj gjatë një takimi në këtë fshat.

Për Denajn, e thënë privatisht, Senica ishte vërtet një fshat suprizë.

Ja ç’shkruajnë seniciotët, për më tepër me një shqipe të pastër, për ta patur zili:

Kërkesës sonë për ta konsideruar komunitetin seniciot, kandidatja për deputete Anila Denaj, iu përgjigj duke u shprehur se “jam e nderuar të bëj këtë takim”.

Dhe ishte vendosmëria e saj që me seniciotët të flitet e bashkëbisedohet atje ku bie erë dhe pulson Senicë. E kështu u bë: poshtë Rrapit dëshmitar të historisë së Senicës dhe rreth Kodrës së Kuvendeve të burrave, u bë bashkëbisedimi ynë me zonjën Anila Denaj, Ministren e Ekonomisë dhe Financave dhe gruan që ka zbritur në pistën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, me siglën e PS, me numrin 4 në listën garuese për Qarkun e Vlorës.

Vizita e zonjës Denaj në Senicë, ku shoqërohej edhe nga Kryetarja e Bashkisë Delvinë, zonja Majlinda Qilimi, nisi me ndalesën në shenjat e historisë së rrallë të këtij fshati: nga basorelievi i besëlidhjes së vitit 1610 për t’i rezistuar asimilimit osman dhe nga Shpella e Besës së lidhur më 1770 në Senicë nga krerët e jugut shqiptar, për të qenë bashkë në kauzën e luftës kundër Turqisë.

Mesazhet që vijnë nga kjo e djeshme e largët dhe nga tradita patriotike e ajo e mikpritjes, i ka mbajtur të lidhur fort me fatet e Senicës seniciotët, kudo ku kanë kërkuar e ndërtuar të sotmen.

– Është një zonë dhe një fshat i etur për zhvillim- i thanë ata zonjës Denaj, duke i treguar për meremetimin e ndërtesës së Kishës monument kulture, për ndaljen e shembjes së shtëpive të gurta të gjyshërve e prindërve, për ringritjen e shkollës me histori mbi 100-vjeçare, ribërjen e kalldrëmeve etj. Kjo është shoqëruar me kthimin te ekonomia e fshatit, me zbulimin e Senicës si alternativë për guida turistësh të udhëtimeve, të aventurës dhe gastronomisë.

Por për t’i hapur vetes këtë perspektivë të re, të pranishmit në takim i prezantuan dhe i besuan zonjës Denaj dy-tre zgjidhje madhore. E para: u kërkua lidhja e fshatit me 250 metra rrugë, si degëzim i investimit për rrugën Kardhiq-Delvinë; e dyta: investim për një depo uji dhe linjë furnizimi me ujë të pijshëm dhe së treti: hipotekë për shtëpitë e babadene e çlirim lejesh për ndërtime të reja.

Zonja Denaj vlerësoi faktin që kishte ardhur mes njerëzve të një fshati traditash me rrënjë të thella e që i flasin të sotmes. Ajo shprehu angazhim për të mundësuar në alternativën më të mirë lidhjen e Senicës me investimin Kardhiq-Delvinë, si dhe për ujin e pijshëm dhe hapjen e çdo perspektive për zhvillim. “Këto shtëpi guri të skalitur që i shoh sot gjysmë të rrënuara-u shpreh zonja Denaj- i përfytyroj vila të mrellueshme për seniciotët dhe për të pritur turistë”.  Anila Denaj u tha seniciotëve se ky përfytyrim i afrohet aq më shumë reales, sa më të votëbesuar do të jenë ajo, kolegët e saj të listës së Vlorës dhe 12-a e PS-së më 25 prill. /sarandacity.al/

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Anila Denaj: Ju tregoj Sarandën, Delvinën e Konispolin e së nesërmes

Next Post

Ura e re e Metoqit, ç’gëzim! Po pse “si lopa bajgën?” (video)

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin
Politikë

Deklarimi më epik i Ramës në lidhje me Belerin

21 Shtator, 2023
Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…
Politikë

Rama, mesazh Athinës: Shihni ç’po ndodh në Derviçan…

18 Shtator, 2023
Rama prezaton “qeverinë e re”
Politikë

Rama prezaton “qeverinë e re”

5 Shtator, 2023
Ç’mendon Jorgo Goro për “Belerin”?
Politikë

Beleri, debat mes një opozitari dhe një minoritari

1 Shtator, 2023
Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i
Politikë

Rama, për Belerin dhe Mitsotakisin te Kathemirin-i

27 Gusht, 2023
Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?
Politikë

Pse SHBA e BE folën e tani po heshtin për Belerin?

25 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.