Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Të paudhët, Bashkia denoncon: Kështu po e dëmtojnë pronën publike

by PorositWeb
30 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkia Sarandë ka shprehur një shqetësim në lidhje me dëmtimin e pronës publike në Sarandë e Ksamil, duke renditur një për një të gjitha paudhësitë e atyshme me autor njeriun.

Një deklaratë e insitucionit qëndror të menaxhimit të jetës në qytet, ka në thelb denoncimin dhe apelin.

Gjithashtu, Bashkia kërkon që këto raste të denoncohen nga qytetarët,

“Me keqardhje dhe me shqetësim, konstatohet, se ditët e fundit, kanë ndodhur disa episode të shëmtuara, të shprehura me dëmtime, shpërdorime dhe deri me përvetësime të pasurisë publike, që gjendet në hapësirat publike, si në Sarandë edhe në Ksamil.

Kështu, janë rregjistruar:

–  dëmtime në Ksamil të kontenierëve të mbetjeve urbane, e deri edhe spostime të tyre nga vendbazimet e miratuara nga Bashkia.

–  dëmtim dhe zhvendosje e kullës së vrojtimit nga stacioni i plazhit publik në Ksamil.

–  hedhje në kontenierët e destinuar për mbetje urbane, të mbetjeve inerte dhe atyre bimore, pas krasitjeve të pemëve nga qytetarët, në një kohë kur është bërë e ditur, që është detyrim ligjor depozitimi  i tyre në vendgrumbullimin e mbetjeve inerte në Volloder (sipas autorizimit të dhënë nga Bashkia).

–  dëmtime dhe flakje të koshave të vegjël, të vendosur në trotuaret e Sarandës dhe përgjatë shetitores së re.

–  dëmtim dhe deri përvetësim për interesa private, i disa prej karrikeve metalike të sapovendosura në shërbim të qytetarëve nga Bashkia, në hapësirat e shetitores në Sarandë.

Për të gjitha rastet, Bashkia Sarandë ka ndërmarrë hapat e duhur ligjorë, duke bërë denoncim në organet përkatëse dhe do të vazhdojë të reagojë me ashpërsinë e ligjit dhe të rregullave të vendosura nga Këshilli Bashkiak.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të jenë përdorues me qytetari e korrektesë të pasurisë komunitare, të bëhen mbrojtës të saj dhe të mos ngurrojnë të denoncojnë, çdo rast të shpërdorimit, dëmtimit dhe abuzimit me këtë pasuri të të gjithëve.

Të gjithë bashkë, të kontribuojmë, për një Sarandë më të mirë, më të pastër dhe më qytetare!” shprehet Bashkia e Sarandës në faqen e saj në Facebook. /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

I radhës: SPAK arreston të ngjashmin e Sali Hasës në Kukës

Next Post

Shpjegimi i Ramës: pse dronët e Turqisë do fluturojnë dhe mbi Konispol?

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel
Sociale

Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel

1 Shkurt, 2023
Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues
Politikë

Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues

31 Janar, 2023
Anektoda: ç’është korrupsioni politik?
Sociale

Anektoda: ç’është korrupsioni politik?

30 Janar, 2023
Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës
Politikë

Depozitat si kancer urban: Gjirokastra, shërim para Sarandës

30 Janar, 2023
Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!
Politikë

Rama: Një flamë po vjen vërdallë, kujdes!

30 Janar, 2023
Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin
Politikë

Alibeaj sfidon Berishën: dy kandidatura për 14 majin

28 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.