Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-kandidati për deputet Jolio Dine, ka vijuar të denoncojë atë që e konsideron si një katandisje si mos më keq të kanalit ujëmbledhës të Janjarit, pasi investimit 10 milion euro nga qeveria.
Pasi denoncoi mungesën e ujit aty, atë për çfarë shërben, që sipas tij nuk po mund të vadisë tokat e fermerëve konispolas në këto kohë thatësire, Dine tregon dhe shembjet e atyshme pas rehabilitimin të promovuar. /sarandacity.al/