Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Velipoja apo Saranda: pse kërcet arma aty ku duhet të rrezatojë përkorësia?

by PorositWeb
28 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Janë të dëshpërueshme e të trishtueshme, por krejtësisht të paevitueshme dhe pritshme gjithë ç’po ndodh në terrenin turistik shqiptar, shndërruar në “Perëndim të egër”.

Ajo çfarë ndodhi në Velipojë, sigurisht që s’ka gjasë të ndodhë pak më tutje, tej kufirit, në Ulqin, Budva, Kotor e me radhë gjer ujrat dalmate në Kroaci. Sepse aty është ish-Jugosllavia, me plazhet e saj me nam në Europë që në kohën e Titos. Që do të thotë pra se ekziston një traditë e fortë turizmi, e ndërtuar dhe e thelluar për merak, e cila absorbon çdo problematikë kohe.

Po kështu dhe në cepin jugor. Ajo çfarë ndodh në Breg s’mund të ndodhë tej kufirit në Greqi. Sepse dhe aty, në vendin helen, ligjin e bën shtetit por e bën dhe tradita e forte turistike.

Kur ne analizojmë Shqipërinë më gjithë cenet e paudhësitë e njerëzve të saj, harrojmë apo përtojmë të mendojmë se pseja e atyre që na ndodhin, e jo vetëm në turizëm, vjen nga mungesa thelbësore e traditave. Vlen kjo dhe për politikën, maja e piramidës të mbrapshtive, nga e cila rrjedh një shtet plot të çara, ku më së shumti është pengesë e gjeneruese problemesh se sa zgjidhëse e ndihmëtare. Sekreti është te tradita, ajo e munguar e që do kohë të krijohet.

Si në një familje, ku suksesi i saj, si në mbrothtësi ekonomike e si në edukatë apo përkorësi, i dedikohet një tradite të caktuar. Aty ku mungon tradita, o ka fallsitet në shkëlqim, o ka rrënim pas një shkëlqimi, o ka mynxyra të përhershme.

Duke iu kthyer sferës së turizmit në Shqipëri, harrojmë se turizmi për ne është një fushë krejt e re, pra pa atë traditën e nevojshme për të qenë shkëlqyese. Mjafton Ksamili, si një perlë me famë dhe ndërkombëtare, e cila, në kuptimin social është e mbushur me të ardhur nga fshatra të thella të vendit, ku dominojnë tepelanasit.

Ata janë pikëtakuar me turizmin pa e imagjinuar deri dje, pasi dhe zbritja aty ka qenë pa turizmin si objektiv ekonomik. Është ngjashëm me atë që thotë Auron Tare për banorët e zonës së Nivicës, të cilët duhen të trajnohen dhe si t’a presin domaten për turistin, të cilin deri më sot nuk e njihnin fare, por që tashmë iu është bërë si i shtëpisë.

Pra, turizmi, si dhe shumë zhvillime të tjera, na kanë kapur të papërgatitur si popull, që ka më pas si pasojë atë që ndodh në përditshmëri, mynxyrat e pashpjegueshme, por që në fakt janë të shpjegueshme në aspektin e traditës së munguar.

Të mendosh se sa e shërbime në turizëm sot janë në dorë të njerëzve gdhë, që jo domosdoshmërisht mund të jenë të fortë por mjaft që janë injorantë, ose të padijshëm dhe të pakulturuar, pikërisht aty ku gjërat impaktohen nga traditat e forta të ngritura në vite.

Velipoja, apo dhe Saranda, meqë dy incidentet e fundit ndodhur në këto dy vende kanë armën të përbashkët, janë shembulli më i trishtë i kësaj. Persona që ofrojnë shërbime turistike por që kanë armë në brez, gati për ta shkrehur! /sarandacity.al/

Tags: Kryesore
Previous Post

Pse Blerina nga Shalësi synon në Hollivudin?

Next Post

I dehuri trazon Drimadhesin: ia “numëron” kamarierit pas një debati

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Përmirësimi i integruar urban i Ksamilit, Orikumit dhe Borshit: interes nga pesë kompani
Sociale

Përmirësimi i integruar urban i Ksamilit, Orikumit dhe Borshit: interes nga pesë kompani

8 Shkurt, 2023
Tërmeti në Siri: edhe një prift grek mes qindra viktimave
Sociale

Tërmeti në Siri: edhe një prift grek mes qindra viktimave

8 Shkurt, 2023
Protestë e rrallë në Vlorë: kur populli është me qeverinë!
Sociale

Protestë e rrallë në Vlorë: kur populli është me qeverinë!

7 Shkurt, 2023
Befason Pirro Dhima: Në Greqi, racizëm dhe mbi mua!
Sociale

Befason Pirro Dhima: Në Greqi, racizëm dhe mbi mua!

7 Shkurt, 2023
Pse tërmetet në Turqi dhe Siri janë kaq vdekjeprurës?
Sociale

Pse tërmetet në Turqi dhe Siri janë kaq vdekjeprurës?

6 Shkurt, 2023
Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel
Sociale

Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel

1 Shkurt, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.