MEGA, një forcë politike e minoritetit e krijuar 11 vjet më parë, morri urimin e njeriut të saj kryesor në fushatën e pritshme, dr. Niko Kuri.
“Urimin për 11-vjetorin e krijimit të Partisë ‘Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen’, në të cilën kontriboj me kënaqësi edhe unë gjatë gjithë jetës së saj, e rezervova jo pa qëllim në takimin me banorët e Finiqit.
Arsyeja e thjeshtë: se këtu u themelua partia MEGA dhe banorët e këtij fshati historik qëndruan gjatë gjithë viteve besnikë të vizionit për një jetë më të mirë të Minoritetit Etnik Grek në vendlindjen e tij!
Jetë të gjatë dhe suksese partisë që misionin e përfaqësimit të interesave të Minoritetit Etnik Grek di ta kryejë me korrektësi dhe dinjitet!”, shkroi dr. Niko Kuri, kandidat i kësaj force në zgjedhjet e 25 prillit.
Por kujtojmë, kjo forcë, në kohën e krijimit, kur në pushtet qe Berisha, u përfol si e krijuar për të përçarë votën e minorietit në jug, në funksion të dobësimit të PBDNJ-së, e cila asokohe qe në aleancë me PS-së, siç ka qenë tracionalisht, por që deri para pak vitesh, Vangjel Dule, njeriu që e drejton, kaloi në koalicion me PD-në nga një ndarje me Ramën.
Sot, realiteti i para 11 viteve është kokëposhtë: MEGA është në aleancë me PS-në, e PBDNJ-ja, gati e ç’faktorizuar, është me PD-në. /sarandacity.al/